Djali vret aksidentalisht të atin polic, policia shoqëron disa qytetarë për zbardhjen e ngjarjes

  • E.K /
  • 20 December 2020 - 15:51
 Djali vret aksidentalisht të atin polic, policia shoqëron disa qytetarë për zbardhjen e ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka tronditur Tiranën mesditën e kësaj të diele, ku një i mitur ka vrarë aksidentalisht me armë zjarrin babain e tij, efektiv policie në FNSH.

Ngjarja ka ndodhur në një bilardo ku efektivi Roland Bicerri, së bashku me djalin e tij 7 vjeç kishte shkuar të takonte një shok.

Nga vendi i ngjarjes për ABC raportohet se efektivi ka qenë bashkë me një shokun e tij dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia në momentin që djali i tij ja ka marrë armën të atit nga çanta.

Ndërkohë, gazetarja bën me dije se ka qenë vetëm një plumb ai që i ka marrë jetën 39 vjeçarit. Ndër të tjera në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar shokun e efektivit dhe disa qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin në bilardo në momentin e ngjarjes për të zbardhur detaje të reja.

Polici në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej jashtë shërbimit, por për shkak se ai ndodhej në lagje dhe duke qenë efektiv i FNSH-së ka pas me vete dhe armën e zjarrit.

(Kosova Sot Online)