Berat Rukiqi: Nuk do të ketë mbyllje totale për festa, masat ekzistuese duhet të respektohen

  • E.K /
  • 20 December 2020 - 17:55
Berat Rukiqi: Nuk do të ketë mbyllje totale për festa, masat ekzistuese duhet të respektohen

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se nuk do të ketë mbyllje totale si pasojë e virusit COVID-19 gjatë festave të fundvitit.

Ai ka thënë se pas takimeve që ka pasur me autoritetet vendimmarrëse janë pajtuar se mbyllja nuk do të jetë zgjidhje.

Njoftimi i tij pa ndërhyrje:

Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.

Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet.

(Kosova Sot Online)