Haradinaj takon djalin nga Deçani që do të dhurojë veshkën për vajzën nga Mitrovica

  • E.K /
  • 22 dhjetor 2020 - 12:12
 Haradinaj takon djalin nga Deçani që do të dhurojë veshkën për vajzën nga Mitrovica

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka takuar Valmir Aliçkajn mërgimtarin i cili do të dhurojë veshkën për vajzën nga Mitrovica.

Haradinaj ka shkruar se ky shembull humaniteti tregon traditën shqiptare që duhet ndjekur nga të gjithë.

“Prita sot në takim z. Valmir Aliçkaj dhe z. Ilir Sherifi. Miku im Valmiri, ka bërë një akt të rrallë njerëzor, duke ofruar veshkën e tij për motrën e Ilirit, Nazlijen nga Mitrovica, që po vuan nga një sëmundje e rëndë. Ky shembull humaniteti, që shpërfaqë traditën tonë shqiptare, duhet ndjekur nga të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2326259167498484

(Kosova Sot Online)