Diskutimet për zgjedhje, Kurti shkon në takim me Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 12:47
 Diskutimet për zgjedhje, Kurti shkon në takim me Vjosa Osmanin

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbrëmë ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Për këtë çështje pritet që sot nga ora 13:00 të takohen kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

Lajmi është konfirmuar, edhe nga Zyra për Informim në partinë e Kurtit.

Ata thanë se do të jetë lideri i partisë ai i cili do të takohet me Osmanin.

(Kosova Sot Online)