Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE’së, diskutojnë edhe për zgjedhje

  • E.K /
  • 22 December 2020 - 12:58
 Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE’së, diskutojnë edhe për zgjedhje

U.d Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit aktuale politike në vend, derisa Osmani e falënderoi ambasadorin Braathu si përfaqësues të shtetit norvegjez dhe si ambasador i OSBE’së.

Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE’së në mbështetjen e KQZ-së dhe institucioneve të tjera në vend.

“Misioni i OSBE’së është shumë i rëndësishëm për procesin e demokratizimit”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Sipas Osmanit, cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.

Ndërkaq ambasadori Braathu ka falënderuar u.d. Presidenten Osmani për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për institucionet e Kosovës.

(Kosova Sot Online)