Bedri Hamza kandidat për Kryeministër

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 22:07
Bedri Hamza kandidat për Kryeministër

Deputeti nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se është çështje orësh se kur PDK’ja do të publikojë emrin e bartësit të listës së partisë së tij, teksa ka thënë se emrat kryesorë janë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, dhe Bedri Hamza, kryetar i këtij grupi parlamentar.

Tahiri këto deklarata i ka dhënë teksa ka thënë se PDK qëndron më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara për kah votat.

“PDK është në një pozicion shumë më të volitshëm sesa në zgjedhjet e 6 tetorit. Çështje orësh është se opinioni publik do e marrë lajmin se kush do kandidojë për PDK. Unë mendoj që padyshim do të jetë njëri prej tyre (Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj)”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka arsyetuar edhe pretendimin e tij për degradim të skenës politike, teksa fajin ia hedhë LVV’së dhe LDK’së.

“Ajo çka na bon me besu në radhë të parë është degradimi i madh që iu është bërë skena politike. Faktorët kryesor të këtij degradimi janë LDK dhe VV. Nuk ka ndodhë najherë në historinë tonë parlamentare që të mos kalojnë ligje e marrëveshje ndërkombëtare. Si deputet më vjen marre me marrë pjesë në këto seanca”, deklaroi deputeti i PDK’së. 

(Kosova Sot Online)