Kjo është dalja në votime deri tani në diasporë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e parakoshme për Kuvendin e Reublikës së Kosovës.
Në këtë konferencë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë.
Gjithashtu, u njoftua se votimi në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 3,117 votues.
Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit, janë:
GJERMANI:
Berlin – ambasadë;
Frankfurt – konsullatë;
Hamburg – konsullatë;
Mynih – konsullatë;
Shtutgart – konsullatë; dhe
Dyseldorf – konsullatë.
ZVICËR
Bernë – ambasadë;
Gjenevë – konsullatë; dhe
Cyrih – konsullatë.
MBRETËRIA E BASHKUAR
Londër – ambasadë.
FRANCË
Paris – ambasadë; dhe
Strasburg – konsullatë.
BELGJIKË
Bruksel – ambasadë.
NORVEGJI
Oslo – ambasadë.
AUSTRI
Vjenë – ambasadë.
SUEDI
Stokholm – ambasadë.
SLLOVENI
Lubjanë – ambasadë.
DANIMARKË
Kopenhagë – konsullatë.
ITALI
Romë – ambasadë; dhe
Milano – konsullatë.
TURQI
Ankara – ambasadë; dhe
Stamboll – konsullatë.
KROACI
Zagreb – ambasadë.
HOLANDË
Hagë – ambasadë.
REPUBLIKA ÇEKE
Pragë – ambasadë.
HUNGARI
Budapest – ambasadë.
Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete:
SHBA
Washington – ambasadë; dhe
New York – konsullatë.
KANADË
Otavë – ambasadë; dhe
Toronto – konsullatë.
Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues.
Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026).
Konferenca e dytë e KQZ-së do të mbahet në orën 14:00.
(Kosova Sot Online)
