Sherifi: Nisma i nevojitet Kuvendit, kemi tri opsione

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 22:28
Sherifi: Nisma i nevojitet Kuvendit, kemi tri opsione

Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate thotë se në zgjedhjet e kaluara u mundua nxjerrja e kësaj partie nga parlamenti siç tha “nëpërmjet kontrabandimit të votave nga Serbia”.

Prandaj sipas tij, partia e Fatmir Limajt duhet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit.

“Nisma gjithsesi duhet të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme sepse ne konsiderojmë se janë diku rreth  35 mijë votues të cilët do të ishte mëkat nëse nuk do të përfaqësoheshin në legjislaturën  e ardhshme. Prioritet duhet të jetë që zëri i këtyre njerëzve të jetë në parlament’, tha Sherifi.

Sherifi tregoi se ata ende nuk kanë vendosur se si do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.

“Janë tre opsione të mundshme: Një koalicion rreth Nismës me disa parti të tjera, pak a shumë si në zgjedhjet e kaluara. Një koalicion i mundshëm me partitë më të mëdha”, theksoi ai.

“Z. Limaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me PDK’në, nuk e di nivelet e tjera në PDK a janë të njoftuara. Me z.Mustafa gjithashtu dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim. Këto këto tre opsione kemi në tavolinë’, tha Sherifi.