Komisioni për Integrime Evropiane miraton projektligjin për marrëveshjen financiare IPA

  • G.G /
  • 23 dhjetor 2020 - 12:35
Komisioni për Integrime Evropiane miraton projektligjin për marrëveshjen financiare IPA

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me kërë rast, kryetari i këtij Komisioni, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo marrëveshje i sjellë Kosovës 138 milionë euro.

Ai është shprehur se është boligim i tyre që t’i aprovojnë këto projektligje dhe t’i përcjellin në Kuvend për miratim.

“Në kuadër të marrëveshjes janë ndarë edhe dy objektiva në disa fusha, me demokraci dhe qeverisje, sundimin e ligjit dhe arsimin”, shtoi ai.

Pas miratimit të këtij projektligji, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në trajtimin e procesit integrues të Kosovës.

Ajo ka thënë se asnjëherë qeveria s’ka qenë më e papërgjegjshme në qasjen ndaj procesit integrues.

“Pandemia e kuptoj qe e ka vështirësuar komunikimin, por ka pasur papërgjegjësi totale të ministrave që kanë pasur të bëjnë me procesin integrues. Dua të besoj që në mandatin e ri kushdo që vjen do te ketë më shumë seriozitet në këtë drejtim”, shtoi ajo tutje.

(Kosova Sot Online)