Nuk do ta kishit njohur Ismet Beqirin në këtë foto

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 13:57
 Nuk do ta kishit njohur Ismet Beqirin në këtë foto

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 31 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor, shumica e deputetëve të kësaj partie i kanë uruar anëtarët dhe simpatizantët e LDK’së.

Në mesin e tyre është edhe deputeti Ismet Beqiri. Por, më shumë vëmendje se urimi, ka marrë një fotografi e tij kur ka qenë i ri, në të cilën mezi njihet.

Beqiri në këtë foto shfaqet me flokë më të gjata dhe një stil ndryshe.

Ai ka publikuar edhe një foto me Presidentin Historik Ibrahim Rugovën, duke thënë se ai ishte pika orientuese e ndërtimit dhe zhvillimit të LDK’së dhe Kosovës.

“LDK ishte dhe mbetet aset, vlerë kombëtare e Kosovës. Urime të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së ky përvjetor i yni”, ka shkruar Beqiri.

(Kosova Sot Online)