Kriza për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pasoj e bllokimit kriminal të reformës zgjedhore

Kriza për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pasoj e bllokimit kriminal të reformës zgjedhore
Kriza për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pasoj e bllokimit kriminal të reformës zgjedhore

Blerim Burjani

  • 23 December 2020 - 13:51

Shkruan: Blerim Burjani

Nuk do ta ndryshojnë kurrë sistemin zgjedhor për shkak se ndalet talli , ndalen postet publike, ndalet demokracia e partive te vogla. Prej një përqindje te vogël nuk do të thotë të mos përfitosh 3 a 4 ministri, prandaj ky është kalkulim i të gjithëve ,kur ti shtohet se asnjë parti në Kosovë nuk është e sigurt se mundë të merr përqindje të lartë atëherë të gjithëve iu konvenon ky sistem i mbrapsht që e ka kthye shtetin mbrapsht, po e dëmton edhe qeverisjen dhe të drejtat e qytetarëve.

-Mos realizimi i reformës zgjedhore substanciale po i shkakton të gjitha të këqijat e këtij shteti. Sistemi proporcional ka bërë milioner në Kosovë, ke apo nuk ke parti e madhe, kanë përfituar përmes hyrjes në Qeveri, madje edhe nga partia me 7% kanë arritur të behën kryeministër, në vitin 2004 ishte Ramush Haradinaj, pastaj herën e fundit me 12 % arrit sërish të bëhet kryeministër.

E tash i njëjti tenton të bëhet edhe president i shtetit me përqindje të arritur si parti e katërt. Apetite të tilla ka pas edhe te NISMA, edhe pse lideri i tyre mezi ka kaluar pragun zgjedhor dhe nuk dihet si e ka kaluar. Pse edhe ai mos të ketë ambicie te tilla për tu bërë President. Pra sistemi proporcional ka shkaktuar përçarje, copëzime politike, qeverisje klandestine , qeveri përfituese. Pse të ndryshojnë një sistem të atillë partitë?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".