Serbia furnizohet me vaksinën kundër koronavirusit, kryeministrja Brnabiq vaksinohet e para

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 11:20
 Serbia furnizohet me vaksinën kundër koronavirusit, kryeministrja Brnabiq vaksinohet e para

Serbia është furnizuar sot me vaksinën kundër virusit COVID-19.

Mediat serbe bëjnë të ditur se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është qytetarja e parë që e ka marrë vaksinën Pfizer.

Ndërsa, shtëpitë e të moshuarve në Beograd dhe Novi Sad, do të fillojnë të vaksinohen nga ora 11:00.

Ministrja e Punës, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisië Tepavëevië, i tha RTS  sot se ajo ishte jashtëzakonisht krenare që Serbia ishte ndër të parat që prokuroi vaksinën vaksinën.

“Ekziston një organ koordinues që merret me këtë çështje dhe bazuar në sasitë dhe rreziqet në dispozicion të popullatës, po përgatitet një plan i imunizimit. Popullsia e moshuar është më e rrezikuara”, tha ajo.

Presidenti i Ekipit Kombëtar të Koordinimit për Imunizim kundër COVID-19, Mirsad Djerlek, tha se të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve kanë një përparësi për vaksinim në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi spitalet, ku rastet e rënda janë më të zakonshmet në mesin e popullatës së moshuar.

(Kosova Sot Online)