Rrëfimi i francezes që u martua për letra, dhe u dhunua vazhdimisht nga burri i saj në Prishtinë

  • 25 December 2020 - 11:23
Rrëfimi i francezes që u martua për letra, dhe u dhunua vazhdimisht nga burri i saj në Prishtinë

Një grua franceze ka rrëfyer në një letër të gjatë atë që e përshkruan si dhunim, zhvatje dhe sulm të një burri shqiptar nga Prishtina, i cili, sipas saj, ishte martuar me shtetasen e huaj që t’i siguronte dokumentet për të jetuar në Francë dhe më pas në Gjermani.

Ajo këtë letër e ka shkruar në kushte anonimiteti. Letra përmban shumë hollësi për mënyrat e keqtrajtimit. Francezja thotë se rastin e ka paraqitur në polici, por zyrtarët policorë nuk e kanë shqyrtuar seriozisht rastin e saj. Ajo thotë se ka frikë që burri shqiptar do ta vrasë, sepse urdhri për mbrojtje mund t’i anulohet pas pak ditëve, shkruan Express.

Zonja me shtetësi të huaj ka treguar se si i riu nga Prishtina e ka dhunuar seksualisht dhe i ka kërkuar të holla për shumë gjëra. Ajo e denoncon edhe nënën e burrit të saj, për të cilën pretendon se e ka përkrahur të birin për t’ia shkaktuar të këqijat asaj dhe se ka qenë e vetëdijshme për dhunimin që ia ka bërë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

Më 3 nëntor 2020, vendosa të shkoj në stacion policor për t’i paraqitur akuzat, sepse bashkëshorti im shqiptar nga Kosova, A.L., i lindur në Prishtinë më 10.02.1997, më dhunoi në mënyrë orale, anale dhe digjitale më 2 nëntor 2020, por edhe disa herë para kësaj date. Ai punon si kamerier në një kafene çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites përpos të shtunave. Shefi i tij është i vetëdijshëm se ai (bashkëshorti) më ka dhunuar mua, por nuk mërzitet dhe përsëri e ka mbajtur si punëtor burrin tim.

Burri im erdhi në banesën time me një shok të armatosur me thikë dhe armë duke e përdorur çelësin e banesës sime. Ai hyri dhe i theri miqtë e mi, i grushtoi dhe i kërcënoi me vrasje me armën e tij që e mbante në bel. Miqtë e mi e lutën për t’ua kursyer jetën, qanë dhe bërtitën “të lutem, mos më vrit”. Arsyeja pse burri im i sulmoi miqtë e mi ishte për shkak se ata ishin burra, por në këtë pikë, ne ishim ndarë dhe nuk ishim duke jetuar më bashkë. Ai gjithashtu deshi që t’i lidhte miqtë e mi për karrige përmes litarit, por, fatmirësisht, nuk arriti të gjente litar në banesë.

Kur shkova në stacionin e policisë, policët nuk më ofruan përkthyes. Ata nuk dinin anglisht dhe unë nuk dija shqip. Ata nuk më ofruan avokat, nuk më ofruan mjek për të më kontrolluar për shenja të dhunimit. Në polici më thanë se nuk mërziten nëse burri më vret dhe nëse jam e frikësuar se burri do të më vrasë. Më thanë se duhet të dal në rrugë për të fjetur, se janë lodhur nga unë, se po u shkaktoj dhimbje koke dhe se është faji im që jam martuar me të. Unë i tregova policisë se burri im ka armë dhe përdor drogë, por ata kurrë nuk e bastisën shtëpinë e tij dhe deri më tani, burri im dhunues dhe i dhunshëm është ende i lirë. Zyrtarja policore që e pranoi raportimin tim quhet D.O. (Emri dhe mbiemri janë redaktuar), ndërsa zyrtarja policore që është hetuese e rastit tim quhet S.K. (emri dhe mbiemri janë redaktuar).

Gjatë marrëdhënies dhe martesës sonë, bashkëshorti im, A.L., më ka ngujuar brenda shtëpisë së tij dhe e ka marrë çelësin në punë. Ai gjithashtu më ka ngujuar në dhomën e tij të gjumit dhe e ka marrë çelësin. Ai më ka thënë se nuk mund të dal jashtë e vetme, se mund të dal vetëm me të ose me familjarët e tij, nëse ata i kërkojnë leje për këtë paraprakisht. Familja e tij i dinte këto rregulla dhe e dëgjonte atë. Nëna e tij vazhdimisht i jepte raporte ditore për vendndodhjen time dhe për atë që bëja. Ajo e hapte derën vetëm për të më shikuar. Pra, ai praktikisht më ka mbajtur peng dhe më ka izoluar në shtëpinë e tij.

Burri im gjithashtu m’i merrte me vete telefonin, pasaportën dhe letërnjoftimin. Në të vërtetë, ai gjithmonë e bartte çantën time të dorës me vete. Në të ishin pasaporta, letërnjoftimi, telefoni dhe kuleta. Ai më thoshte se arsye pse po e bën këtë është që të mos largohem prej tij. Bashkëshorti më kërcënoi se do të më rrahë dhe do të më vrasë, nëse e braktis. Ai tha se do të më gjente, e kontrollonte vazhdimisht telefonin tim. Ai kërkoi nga unë dhe më urdhëroi që t’i fshij të gjithë numrat e telefonave të meshkujve, që t’i bllokoj të gjitha kontaktet me meshkuj, që t’i fshij Viber-in, WhatsApp-in, Facebook-un, etj. Ai nuk më ka lejuar t’i shikoj videot që më kanë pëlqyer në YouTube apo t’i vizitoj uebfaqet që më kanë pëlqyer. Ai nuk më lejonte të shikohem në pasqyrë apo të qëndrojë përballë derës së tij të hyrjes, madje as nga brenda. Nuk më lejonte as të vesh rroba të caktuara. Më kapte për krahu, e mbyllte derën me çelës dhe më largonte nga dera sa herë që përpiqesha ta braktis.

Sa herë që dilnim, edhe në vendin e tij të punës, më kërkonte që të ulem përball murit ose të shikoj në tokë. Ai më bërtiste duke më akuzuar se po i shikoj burrat tjerë kur nuk e bëja atë. Ai i fyente dhe u bërtiste edhe këtyre burrave, gjithashtu. Burri im më bërtiste në publik edhe në ditën tonë të martesës para vëllait të tij, duke më akuzuar se po e shikoj kamerierin që punonte aty. Ai më përmirësonte para familjes së tij duke më thënë se isha e pasjellshme dhe mosrespektuese. Ai ka ushtruar kontroll detyrues ndaj meje.

Bashkëshorti im më ka dhunuar në mënyrë anale. Zemërohej në shtrat dhe bënte zhurmë përderisa më dhunonte. E grushtonte shtratin, ishte shumë i ashpër dhe agresiv në aspektin seksual. Kur i thosha të ndalej sepse më dhimbtë, ai vetëm më injoronte dhe vazhdonte ta bënte shumë shpejt, duke më thënë se do të mësohem dhe ma bënte “shhhhh”, sepse nuk dëshironte që prindërit e tij të më dëgjonin duke bërtitur nga dhimbja. Më akuzonte se jam paranoide, më thoshte se vë bast që as nuk po më dhemb. Më bërtiste dhe më fyente, nëse nuk dëshiroja të bëja seks me të. Burri im më dhunonte edhe në mënyrë orale. Ma kapte kokën dhe ma shtynte drejt penisit të tij e më pas e shtynte penisin në gojën time dhe e nxirrte. Kur i thosha të ndalej dhe se kjo po ma ndalte frymën e doja të villja, më thoshte të villja e pastaj vazhdonte. Ai gjithashtu më kërkonte që t’ia gëlltis spermën. Çdo mëngjes, nëna e tij e hapte derën dhe më kërkonte të bëj seks me të birin e saj. Përderisa më dhunonte, burri më thoshte se kur është i eksituar seksualisht, mund ta dhunojë edhe familjen e vet. Kur e informova nënën e tij që djali i saj po më dhunonte, për çka tashmë ishte e informuar, ajo më tha se ky është problem i imi e jo i saj. Ajo e hapte derën çdo mëngjes, më zgjonte dhe kërkonte nga unë e më urdhëronte që të bëj marrëdhënie seksuale me djalin e saj.

Ai më quante “bushtër”, më thoshte se kurrë nuk më ka dashuruar dhe se është martuar me mua që të marrë pasaportë franceze. Burri më thoshte se do të divorcohej nga unë, nëse nuk e sjell në Francë. Ai gjithashtu më thoshte se do të ndahet nga unë, nëse nuk ia blej telefonin më të ri, iPhone ProMax, i cili kushton 1.000 euro. Ai gjithashtu m’i ofroi 10.000 euro që ta sjell në Francë, por unë refuzova. Ai më thoshte se vërtet është penduar që ka jetuar me mua, se vetëm dëshiron që të m’i japë 10.000 euro që ta sjell në Francë, sepse ai nuk dëshiron të bëjë asgjë me mua, se më urren, se nuk më konsideron si bashkëshorten e tij, se më konsideron si armiken e tij. Ai më thoshte se nuk po kërkon dashuri, se po kërkon jetë më të mirë dhe se nëse do të donte dashuri, thjesht do të kërkonte një grua shqiptare nga Kosova dhe se do të mund të gjente mijëra sosh, sepse ato janë mahnitëse. Ai gjithashtu më ka thënë se më ka tradhtuar, se kurrë nuk do të më ofrojë fëmijë. Më thoshte se mënyra e vetme që ne të jemi bashkë është që unë ta sjell atë në Francë. Ai gjithashtu më ka thënë që të shkoj në Gjermani, të fitoj të holla për të, të punoj për të dhe më pas ta sjell atë në Gjermani duke e përdorur martesën tonë me qëllim që ai të sigurojë status ligjor.

Ai rregullisht më quante të shëmtuar, të vjetër, të trashë. Më thoshte se as humbësi më i shëmtuar nuk do të më dëshironte. Kur isha e fejuar me të dhe duke jetuar në shtëpinë e tij, nëna e tij, M.L. (emri dhe mbiemri janë redaktuar), u përpoq t’ia gjente një grua tjetër myslimane, 18 vjeçe, që jetonte në Zvicër dhe kishte pasaportë zvicerane, që të martohej me të me qëllim që të më zëvendësonte mua. Nëna e tij ishte shumë raciste dhe e pyeste burrin tim pse nuk sillte në shtëpi një grua shqiptare myslimane në vend të një gruaje franceze të krishterë. Herën e parë që bëri marrëdhënie seksuale me mua, burri më quajti të pështirë dhe më pas doli me shokët e tij për të mirë dhe më kërcënoi me divorc. Sa herë që përpiqesha të largohem prej tij, më kapte për krahu dhe më shtynte brenda në shtëpi, më mbante me forcë, më ngujonte në shtëpi dhe e merrte çelësin me vete që të ma parandalonte ikjen. Natyrisht, nëna e tij pajtohej me të, e përkrahte këtë qasje dhe e ndihmonte atë për ata arritur qëllimin.

Bashkëshorti im kërkonte nga unë dhe më urdhëronte që të shkoj në bankomat për t’ia dhënë 300 euro atij dhe 300 euro të tjera nënës së tij. Në atë periudhë, ai vinte me mua te bankomati, por pasi kufiri javor i tërheqjes ishte vetëm 300 euro në javë, unë kisha mundësi t’ia dhuroja vetëm nga 300 euro. Ai më thoshte se ka të drejtë në këto të holla. Ai gjithashtu m’i ka vjedhur 70 euro në kuletë. Burri im ka zhvatur të holla nga unë, më ka vjedhur të holla. Kur u martuam dhe familja e tij më kishte dhënë të holla, ai kërkoi nga unë dhe më urdhëroi që t’ia jap edhe ato të holla.

Ai gjithashtu më terrorizonte dhe më detyronte t’i blej gjëra tjera, si parfume dhe orë dore dhe t’i jap të holla për ta rregulluar ekranin e telefonit, të paguaj për muajin e mjaltit në Shqipëri ose Turqi dhe t’ia paguaj kostumin e martesës. Në të vërtetë, kur u martuam, familja e tij më kishte dhënë të holla, por ai kërkoi nga unë që t’ia jap ato. Ndonëse nëna e tij punonte si dizajnere mode dhe mund të bënte fustane, ajo kurrë nuk dëshiroi që të më bënte një fustan për martesë. M’u desh t’i blija të gjitha fustanet dhe burri im kurrë nuk pagoi për martesë. Në të vërtetë, nëna e tij mërzitej aq pak për martesën tonë, saqë vendosi të shkonte në Shqipëri për dy javë, në vend se të na ndihmonte për t’u përgatitur për martesë. Burri im më bëri shumë kërkesa tjera financiare, si kërkesa për t’i dhënë të holla për t’i pastruar dhëmbët, kërkesa për t’i dhënë të holla për të blerë televizor “LG”, orë dore “G-shock”, parfum “Dior Savage” etj.

Pasi jam shtetase franceze, shkova në Ambasadën e Francës në Kosovë. Kërkova që të takohem me ambasadoren Marie Christine Butel ose me zëvendësambasadorin, por asnjëri nuk dëshiroi të më shihte, prandaj fola me një punëtore të ambasadës, e quajtur A.D. (emri dhe mbiemri janë redaktuar), e cila nuk ofroi ndihmë aspak. Ajo më tha se Ambasada e Francës ose ambasadorja nuk mund  ta thërrasin prokurorin e rastit tim, Armend Hamiti, që të kërkojnë masa prej tij dhe qeshte para meje, duke më thënë se ajo nuk më ka kërkuar që të martohem me burrin tim, A.L, apo të shkoj në Kosovë. Ajo gjithashtu më tha se nuk mund të më dhurojë pasaportë falas dhe se duhet të paguaj, por unë nuk kam të holla për ta paguar atë.

Shkova në gjykatë në Hajvali, pata një seancë për urdhrin e mbrojtjes. Gjykatësi im është Hysni Bardheci. Lajmi i keq këtu është se urdhri i mbrojtjes për mua mund të anulohet brenda pak ditëve dhe kjo më frikëson. Vendimi do të merret pas pak ditëve dhe gjykatësi sot ia dha burrin tim adresën time të banimit, prandaj nga sot, burri im e di saktësisht vendin ku jetoj dhe ai nuk do të shkojë fare në spital, siç kam kërkuar unë për shkak të sjelljes së tij të dhunshme. Pra, ai do të mbetet i lirë. Unë jam e frikësuar, e ngurtësuar, e tmerruar që urdhri i mbrojtjes për mua do të anulohet nga gjykatësi brenda pak ditëve dhe, për më tepër, burri im tash e di adresën time të banimit, jam në rrezik që të vritem. Ju lus të gjithëve, kontaktojeni gjykatësin Hysni Bardheci për ta bindur që ta mbajë në fuqi urdhrin e mbrojtjes për mua kundër burrit tim, A.L. Gjithashtu, ju lus ta kontaktoni prokurorin Armend Hamiti për ta bindur atë për ta arrestuar burrin tim. Kam nevojë për ndihmën tuaj më shumë se kurrë.

Prokuroi i rastit tim quhet Armend Hamiti. Do të doja që ju ta telefononi, t’i dërgoni e-mail, t’i dërgoni mesazhe Armend Hamitit që ta nxisni për ta arrestuar burrin tim. Që prokurorit t’i bëhet presion nga publiku për ta arrestuar bashkëshortin tim, do të doja që të gjithë ju të shkoni në gjykatë në Hajvali dhe të takoheni me Armend Hamitin. Ai është personi që ka fuqinë dhe autoritetin për të bërë diçka dhe për ta arrestuar burrin tim për dhunim seksual, sulm, vjedhje, zhvatje, burgosje, kërcënim me vdekje. Sidoqoftë, deri në këtë ditë, ai refuzon ta bëjë këtë. Ju lus ta shpërndani këtë postim dhe ta ripublikoni, kjo duhet të bëhet publike. Ai ka shpëtuar dhe ka ikur me dhunim seksual, sulm, zhvatje, mashtrim në martesë dhe ai është i lumtur dhe po qeshet për këtë.

Kam nevojë për të holla që të mund të paguaj avokat, kam nevojë për të holla për ta paguar depozitën për një banesë, për qira, fatura, ushqim, për pasaportë të re, letërnjoftim, biletë aeroplani, që të blej rroba të reja, me qëllim që të qëndroj në Kosovë dhe të luftoj për të drejtat e mia dhe që të mund ta dërgoj në burg burrin tim për krimet e tij, siç meriton ai. Më duhet t’ia dal për të qëndruar në këtë vend që ta vazhdoj procedurën ligjore dhe procedurën civile kundër burrit tim, pasi unë nuk jam nga Kosova por nga Franca. Banesa ime është plot insekte, nuk ka drita brenda ndërtesës së banesës sime dhe dera brenda ndërtesës së banesës është e thyer dhe e ngujuar, pasi i mungon doreza.

Shënim: Përpos redaktimit të disa emrave të përveçëm, letra është publikuar në formën origjinale. Gazeta Express nuk mban përgjegjësi për saktësinë e informatave të paraqitura në këtë letër.

(Kosova Sot Online)