Ministrja Haradinaj-Stublla: Serbia dhe Vuçiqi s’duhet të kenë frikë nga dialogu

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 13:33
Ministrja Haradinaj-Stublla: Serbia dhe Vuçiqi s’duhet të kenë frikë nga dialogu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq nuk duhet të kenë frikë nga dialogu.

Ajo reagoi në Twitter ndaj njoftimit të saj nga 19 dhjetori, kur shkroi “se deklarata e Vuçiqit se Serbia nuk do ta njohë Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza”.

E para është, siç deklaroi ajo, se Serbia është vetëpërjashtuar nga dialogu me ndihmën e BE-së deri në 2022 ose të besojmë se “normalizimi i plotë” nuk do të thotë domosdoshmërisht njohje reciproke”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë në emisionin “Prva tema” në TV Prva se deri në prill 2022, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Pas kësaj, siç deklaroi ai, qytetarët serbë do të jenë ata që do të vendosin.

(Kosova Sot Online)