Çfarë mesazhi fshihet pas librit në duart e Thaçit?

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 14:47
Çfarë mesazhi fshihet pas librit në duart e Thaçit?

“Po mungon presidenti” është libri që po e shfleton ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë ku edhe po gjykohet nga Gjykata Speciale.

 Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, bashkë me James Paterson, janë autorë të këtij romani triller-politik të botuar dy vjet më parë.

 Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme simbolika e kësaj fotografie të publikuar nga ish-këshilltari i Thaçit, Ismajl Syla, kur kihet parasysh që Thaçi u desh të japë dorëheqje në  mënyrë që t’i nënshtrohet procesit gjykues në Hagë.

(Kosova Sot Online)