Mërgimtari e merr me sportivitet, tregon se vëllai nuk e thirr më “shaci” por “gërnaq”

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 14:46
 Mërgimtari e merr me sportivitet, tregon se vëllai nuk e thirr më “shaci” por “gërnaq”

Për dallim prej mërgimtarit nga Zvicra që e rrahu gazetarin Valon Syla në mes të ditës, pse i quajti mërgimtarët “gërnaqa”, një mërgimtar tjetër nga ky shtet e ka marrë me sportivitet këtë deklaratë të Sylës.

Bëhet fjalë për Bujar Mulin. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muli ka treguar se vëllai i tij e ka regjistruar numrin e tij në telefon si “Gërnaqi Zvicër”.

Tutje, Muli me shaka ka shkruar se kurdo që do të takohet me Sylën do t’ia jap tre çapraze kokës.

Ndryshe, të martën në mes të ditës në një rrugë në kryeqytet, gazetari Valon Syla është sulmuar nga një mërgimtar.

Ai është arrestuar dhe ndaj tij Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

https://www.facebook.com/HulkufromKosovo/posts/1027171284431473

(Kosova Sot Online)