Deklaroi se e plagosën me armë zjarri persona të panjohur, arrestohet 52-vjeçari

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 11:04
 Deklaroi se e plagosën me armë zjarri persona të panjohur, arrestohet 52-vjeçari

Zbardhet ngjarja e djeshme në Dibër, ku një 52- vjeçar deklaroi në spital se ishte plagosur me armë zjarri. Është vënë në pranga për deklarim të rremë shtetasi Faik Zeqja.

Në orët e mbrëmjes së datës 25.12.2020, shtetasi F. Z., është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

F.Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallzim i rremë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)