Dhuna në familje, katër gra u rrahën nga burrat e tyre në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 12:23
 Dhuna në familje, katër gra u rrahën nga burrat e tyre në 24 orët e fundit në Kosovë

Dhuna ndaj femrave në Kosovë vitet e fundit ka shënuar rritje, e sidomos gjatë kohës së pandemisë.

Vetëm në 24 orët janë shënuar katër raste ndaj dhunës ndaj grave, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Prizren 25.12.2020 – 08:40. Viktima femër  kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar bashkëshorti i saj.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr.Bill Klinton 25.12.2020, 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten  e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 25.12.2020, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit ndalet në ndalim.

Rr.Hysni Dobruna, Gjakovë 25.12.2020, 19:45.Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dashuri i saj i dyshuari mashkull  kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online)