Vazhdimi i dialogut me Serbinë nga Qeveria e re e Kosovës me kushte serioze, kërkim falja dhe pranimi i kompensimit të krimit e luftës tema e parë të tavolinën e bisedimeve

Vazhdimi i dialogut me Serbinë nga Qeveria e re e Kosovës me kushte serioze, kërkim  falja dhe pranimi i kompensimit të krimit e luftës tema e parë të tavolinën e bisedimeve
Vazhdimi i dialogut me Serbinë nga Qeveria e re e Kosovës me kushte serioze, kërkim  falja dhe pranimi i kompensimit të krimit e luftës tema e parë të tavolinën e bisedimeve

Ali Hertica

  • 26 December 2020 - 08:55

Shkruan: Ali Hertica

Duke pasur një mal faktesh rreth zhvillimeve të fundit mbi gjetjet e varrezave masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës, Qeveria e re dhe Kuvendi që do të dalin nga zgjedhjet e vitit 2021 duhet të lobojnë fuqishëm tek faktori ndërkombëtar, në SHBA, në Kombet e Bashkuara dhe në BE, që të formohet edhe një Gjykatë Ndërkombëtare për dokumentimin dhe gjykimin e terrorit dhe gjenocidit serb në Kosovë, sepse shteti serb nuk mundë ta fshehë faktin as nuk mundë të ikë nga përgjegjësia për 14 mijë shqiptar të varrë dhe të masakruar, për 1 mijë fëmijë të vrarë dhe për rreth 20 mijë femra të përdhunuara. Kemi të bëjmë me një histori të dhunës me projekt për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë dhe këto fakte nuk guxojnë të harrohen as të anashkalohen.

Me shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të reja, ana pozitive do të jetë pushimi për një kohë i vazhdimit të dialogut të pa përgatitur mirë me Serbinë, kështu që nga Qeveria e re që do të del nga këto zgjedhje, është momenti i duhur që spektri politik të mendon e përgatitet seriozisht për vazhdimin e finales së këtij procesi. Është fakt që në të ardhmen, duhet të rishikohen edhe disa tema të diskutuara e të pranuara si pika të parimeve për marrëveshjen finale në Uashington, në takimin historik që u zhvilluar me ndërmjetësim të Presidentit në largim Donald Trump.

Çështja diskutabile e sovranitetit të dyfishtë mbi liqenin e Ujmanit duhet të tërhiqet tërësisht nga vazhdimi i dialogut në vijim, në përbërjen e Qeverisë së re, duhet të hiqet edhe i ashtuquajturi moratorium i lobimit për njohje të reja, kurse kush i parë qeverisë serbe për ta vazhduar dialogun që do të pushon për disa muaj, deri në fillim të verës 2021, duhet të jetë bindja e Serbisë për ti kërkuar falje Kosovës, për krimet e regjimit serb dhe pranimi i fajësisë për krimet dhe dëmet e luftës, së bashku me faturën për kompensimin e tyre me garanci të fuqishme të ndërmjetësimit nga faktori ndërkombëtar.

Kosova ka fakte të mjaftueshme para vetes për ta rishikuar procesin e dialogut më Serbinë, duke vendosur kushte të reja sepse është në pozitën e viktimës. Mjafton vetëm zbulimi i fundit varrezave masive në Kizhevak, ku raportohet për dhjetëra viktimë të varrosura me përpjekje për zhdukjen e tërësishme të gjurmëve të krimit, e që u zbuluan nga përgjimet dhe monitorimet e faktorit ndërkombëtar të zhvillimeve të luftës dhe lëvizjes së forcave ushtarake e policore serbe, nuk u zbulua ky krim makabër nga vullneti i mirë i shtetit serb.

Pra, ku është një fakt shumë domethënës për të shkuar në ofensivë serioze Republika e Kosovës kundër Serbisë, edhe në kushtëzimin e dialogut, për faktin se zbulimi i këtij varri masiv tregon më së miri që ky shtet nuk ka ndryshuar fare nga pozita e kohës së kriminelit Millosheviq dhe se edhe më tutje synon në politikën e vete dhe dhunën e zbatuar duke mbrojtur dhe fshehur krimin. Qeveria e re e Kosovës që do të del nga zgjedhjet në vijim, këtë fakt duhet bartur dhe bërë fushatë me të kundër Serbisë në të gjitha qendrat më të mëdha botërore të vendosjes, duke filluar nga Evropa që ka rolin parësor, Bruksel e Berlin, për të vazhduar edhe në Uashington, në Londër, në Romë dhe në Asamblenë e Kombeve të bashkuara.

Duke i përdorë këto fakte që tash i kemi në dorë, por edhe të tjerat të dëshmuara, të ditura por akoma me detaje të pa zbuluara, Qeveria e re e Kosovës duhet të nisen në aksion diplomatik për ta kushtëzuar palën serbë në pranimin e këtyre krimeve dhe kërkim falje publike në një nga takimet e radhës të asamblesë së Kombeve të bashkuara që i kushtohen vlerësimit të gjendjes dhe zhvillimeve në Kosovë. Nëse Serbia nuk e ndërmerr këtë hap, atëherë le të luhet edhe taktika e paralajmërimit për ndërprerje të vazhdimit të dialogut, sepse me këtë tregohet fytyra e vërtetë kriminale e zyrtarëve të pushtetit serb në Beograd

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".