Ky vend e miraton përdorimin e vaksinës Sputnik edhe për të moshuarit

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 13:13
Ky vend e miraton përdorimin e vaksinës Sputnik edhe për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë e ka miratuar për përdorim te personat mbi msohën 60-vjeçare vaksinën “Sputnik V”, e cila është zhvilluar në këtë shtet.

Lajmin e bëri të ditur të shtunën ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, i cili tha se tash vaksina është e miratuar për përdorim për të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare.

Rusia e miratoi vaksinën kundër koronavirusit verën e kaluar, duke u bërë shteti i parë që bën një hap të tillë. Sidoqoftë, vaksina fillimisht u miratua vetëm për personat e moshave 18 deri 60-vjeçare, shkruan Free Europe.

Ministri Murashko shtoi se testimet tani kanë treguar se vaksina është e sigurt edhe për personat e moshuar dhe se ata do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, Rusia deri më tani ka regjistruar rreth 3 milionë të infektuar me koronavirus dhe 53.659 viktima. Ndonëse shifra e rasteve është ndër më të lartat në botë, Rusia nuk është në mesin e shteteve me më së shumti të vdekur.

(Kosova Sot Online)