Ramush Haradinaj: Në garë do të futemi të vetëm, pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 16:09
 Ramush Haradinaj: Në garë do të futemi të vetëm, pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që e udhëheq do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një vizite në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Në zgjedhje shkojmë të vetëm nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Lideri i AAK-së do t’i prijë listës në garën zgjedhore por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Ish-kryeministri Haradinaj po synon hapur pozitën e shefit të Shtetit pas zgjedhjeve që do të mbahen.

AAK-ja që në Qeverinë Hoti kishte disa poste ministrore dhe atë të zëvendëskryeministrit nuk do të bashkëpunojë me LDK-në para zgjedhjeve në një listë të përbashkët.

(Kosova Sot Online)