Avdullah Hoti: Nuk ka pasur asnjë të vdekur nga Covid-19 në Shtëpinë e të Moshuarve

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 11:56
Avdullah Hoti: Nuk ka pasur asnjë të vdekur nga Covid-19 në Shtëpinë e të Moshuarve

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, sot kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Hoti ka potencuar se nga kjo shtëpi nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi COVID-19.

“Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë qytetarët, në veçanti për këtë grup-moshë, që ka edhe nevoja të veçanta. Në këto kushte që jemi, besoj që po ofrohet shërbimi më i mirë i mundshëm dhe shfrytëzoj rastin të përgëzoj ministrin dhe stafin për kujdesin këtu. Janë mbi 60 veta të vendosur këtu, u ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme me mundësitë që i kemi ne. Është mirë që nuk pasur asnjë viktimë nga kjo shtëpi”, u tha Hoti.

Ndërsa ministri Reçica ka thënë se po punojnë në përmirësimin e kushteve.

“Ia kemi dalë dhe kemi kaluar me sukses. Ne kemi mbi 60 rezidentë që u ofrohen shërbime si në familje. Po fokusohemi në përmirësimin e kushteve”, tha Reçica. 

(Kosova Sot Online)