Vrasje në një familje në Tiranë, 34- vjeçari plagosi për vdekje kunatin

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 09:16
 Vrasje në një familje në Tiranë, 34- vjeçari plagosi për vdekje kunatin

Policia ka arrestuar një person mëngjesin e sotëm pasi plagosi me thikë për vdekje kunatin e tij.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjec, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)