Bllokimi i reformës në LDK rrezikon vazhdimin e humbjes së madhe të elektoratit, ia merr Vjosa Osmani

Bllokimi i reformës në LDK rrezikon vazhdimin e humbjes së madhe të elektoratit, ia merr Vjosa Osmani
Bllokimi i reformës në LDK rrezikon vazhdimin e humbjes së madhe të elektoratit, ia merr Vjosa Osmani

Blerim Burjani

  • 01 January 2021 - 08:01

Shkruan: Blerim Burjani

LDK me Isa Mustafën, për një grup të frymës së vjetër klienteliste është e mjaftueshme për interesin e tyre. Ky grup i ngushtë klientelist nuk lejojnë zhvillimin e mëtejmë të reformave partiake dhe politike, prandaj me njerëz të tillë LDK-ja po vazhdon të zbehet dita ditës dhe rrezikon ta humbë besimin në elektorat, të merr minuse të mëdha në zgjedhjet që vijnë sikurse ka ndodhur deri më tani edhe me PDK-në, me AAK-në dhe AKR-në, forca politike këto që janë reduktuar shumë me elektorat si pasojë e mungesës së vullnetit për reforma dhe krijim të hapësirës për kuadro të reja.

-Reforma në LDK është ndalur, është ngulfatur dhe nuk po lejohet të zhvillohet. Po shihet ashiqare që sikurse edhe fryma e re në udhëheqje që e kishim para disa muajsh, që dukej gjatë vitit të kaluar zgjedhor 2019 , kjo frymë e re brenda tash u pajtua me frymën e vjetër dhe nuk po e ka forcën dhe guximin për të lëvizur e vepruar. Gjenerata e vjetër e LDK-së po e ngulfat në mënyrë shumë të ashpër reformën dhe ndryshimet e kohës që kërkohen në këtë parti politike.

Kasta e vjetër politike iu thotë qartë kuadrove të reja, nëse dëshironi rrini këtu ose dilni nga LDK, por nëse dilni ju pret fati i njëjtë i LDD-së. Dhe tash në këtë situatë , një numër i madh i frymës reformatore brenda këtij subjekti politik po heshtë, edhe pse nuk pajtohet me liderin, por rrethanat janë të atilla dhe s’ka tjetër rrugë për ta. Ky grup i të rinjve reformator, frymë e re që mezi ka depërtuar në LDK , ose duhet ti bashkëngjiten Vjosa Osmanit në subjektin e ri politik, iniciativë të cilën po e ndërton ajo ose të nënshtrohen përballë totalitarizmit të gardës së vjetër.

Unë mendoj që do të ishte shumë më mirë që ti bashkëngjiten Vjosa Osmanit se sa të durojnë pa fund në një subjekt ku kollitet garda e vjetër politike e pa ndryshuar e cila kaherë i ka shkëputur raportet me botën akademike , shoqërinë civile , me të gjithë ata që duan reforma ndryshime dhe avancim të demokracisë së mirëfilltë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".