Dikur vatër e koronavirusit — Malisheva mbetet në zonën e gjelbër

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 19:15
Dikur vatër e koronavirusit — Malisheva mbetet në zonën e gjelbër

Edhe për këtë javë, Komuna e Malishevës është kategorizuar si komuna me shkallë të ulët të përhapjes së covid-19, apo komunë në zonën e gjelbër.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë përmes një njoftimi publik për kategorizimin e komunave, sipas rasteve të regjistruara me Covid-19.

Orari i punës në zonën e gjelbër është nga ora 05:00 deri në ora 20:00, ndërsa lëvizja nuk është e kufizuar dhe gastronomia mund të punoj me porosi dhe merr me vete.

Shtabi Komubal Emergjent në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë qytetarët dhe të gjitha subjektet afariste, që të zbatojnë masat për mbrojtje nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)