E lidhin me lidhëse plastike dhe sulmojnë një grua në Kaçanik, ia marrin kasafortën nga shtëpia

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 09:15
E lidhin me lidhëse plastike dhe sulmojnë një grua në Kaçanik, ia marrin kasafortën nga shtëpia

Tre persona e kanë lidhur me lidhëse të plastikës një grua në shtëpinë e saj në Kaçanik. Nga viktima, të dyshuarit kanë vjedhur kasafortën dhe janë larguar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut, mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohtë e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës”, bën të ditur Policia.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, bën të ditur njoftimi i Policisë.

(Kosova Sot Online)