Mbi 20 mijë persona janë evakuuar në Malajzi si pasojë e shirave muson

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 11:29
Mbi 20 mijë persona janë evakuuar në Malajzi si pasojë e shirave muson

Mbi 20 mijë persona janë evakuuar në Malajzi si pasojë e shirave muson.

Sipas autoriteteve shtetërore dhe njoftimit nga Njësia e Mirëqenies Sociale, në shtetet Pahang, Johor, Kelantan, Terengganu, Perak dhe Selangor, janë evakuuar 20.838 mijë persona në vende të sigurta për shkak reshjeve të shiut monsun që nga 1 janari.

Autoritetet shtetërore kanë bërë të ditur se 3 persona kanë humbur jetën si shkak i përmbyetjeve.

Bazuar në të dhënat e meteorologjisë njoftojnë se shirat monsun do të arrijnë në Ishullin Borneo në lindje të vendit, duke paralajmëruar për përmbyetje të reja në shtetin Sabah, shkruan ChannelNewsAsia.

(Kosova Sot Online)