Suspendohen dy zyrtarë korrektues pasi dy të burgosur kishin arritur të ngjiten në kulmin e Qendrës së Paraburgimit

  • E.K /
  • 05 January 2021 - 12:55
Suspendohen dy zyrtarë korrektues pasi dy të burgosur kishin arritur të ngjiten në kulmin e Qendrës së Paraburgimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë suspenduar dy zyrtarë korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Sipas SHKK, mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi  kulmin  e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.

Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë.

Për shkak të këtij rasti SHKK  ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore

(Kosova Sot Online)