
Lexoni edhe:
Shtatzënës dhe vajzës së saj 5 vjeçe i keqësohet gjendja nga lëndimet pas shpërthimit në Ferizaj
Një sulm me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Ndërkohë detaje të reja dalin për emrin e 25 vjeçari Eduart Pica të cilit gjatë natës i është qëlluar makina me armë në Lezhë, 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.
Mësohet se ai ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve të ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me një tjetër mjet tip “Benz”, dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.
Bëhet me dije se për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.
Ndërkohë autorët që kanë qëlluar makinën e Picës janë larguar me një automjet. Aktualisht po shihen kamerat e sigurisë për tëidentifikuar mjetin.
(Kosova Sot Online)