Malisheva prej sot sërish me targa 04

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 11:06
Malisheva prej sot sërish me targa 04

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Malishevës, ku do të takohet me zyrtarët e Komunës.

Takimi do të mbahet sot, në ora 15:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

(Kosova Sot Online)