Milaim Zeka për asfaltin në Malishevë: A ju kujtohet kur iu thojsha si petë laknori

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 15:30
Milaim Zeka për asfaltin në Malishevë: A ju kujtohet kur iu thojsha si petë laknori

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar përmes llogarisë së tij private në “Facebook” në lidhje me asflatin e dëmtuar në Komunën e Malishevës.

“A ju kujtohet kur thosha: Asfalti si pete laknori”, ka shkruar Zeka nw llogarinë e tij.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

(Kosova Sot Online)