Vërshimet në Kamenicë, një fshat mbetet pa qasje, kryetari i lut qytetarët për qetësi

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 11:46
Vërshimet në Kamenicë, një fshat mbetet pa qasje, kryetari i lut qytetarët për qetësi

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar për vërshimet që i kanë shkaktuar atje reshjet e vazhdueshme të shiut. Ai thotë se janë duke punuar e intervenuar në lokalitetet ku ka nevojë.

Kastrati i ka lutur qytetarët për qetësi dhe bashkëpunim, duke publikuar dy numra të linjave emergjente, ku ata duhet të telefonojnë në rast të nevojës.

“Të dashur qytetarë, Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa lokalitete, në të cilat jemi duke punuar e intervenuar vazhdimisht. Ekipet komunale janë gjatë gjithë kohës në terren dhe të përgatitur për ndërhyrje aty ku ka nevojë. Ju lusim për qetësi dhe bashkëpunim me institucionet, derisa të qetësohet situata. Rastet tuaja, na i adresoni në këta dy numra: 045549182 dhe 080011010. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrëfikësit dhe të gjithë akterët tjerë, janë gati për veprim!”, ka shkruar Kastrati.

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1345431592461242

(Kosova Sot Online)