FSK-ja furnizohet me snajper të teknologjisë së fundit

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 11:03
FSK-ja furnizohet me snajper të teknologjisë së fundit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë furnizuar me një lloj arme të teknologjisë së fundit.

Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se bëhet fjalë për armën “snajper 12 mm”.

“Ushtria e Kosovës furnizohet me snajperë 12mm të teknologjisë së fundit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kujtojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar vendimin për pjesëmarrjen e FSK-së në misione ndërkombëtare paqeruajtëse në kuadër të ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), konkretisht me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Kryeministri Hoti dhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, para oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Kosovës, kishin përshëndetur miratimin e vendimit për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse ndërkombëtare

(Kosova Sot Online)