Njihuni me 15-vjeçarin nga Kosova, i cili ka kryer praktikën në zyrën e kancelares Angela Merkel

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 09:10
Njihuni me 15-vjeçarin nga Kosova, i cili  ka kryer praktikën në zyrën e kancelares Angela Merkel

Ai është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares Angela Merkel.

Gjermania është sigurisht një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional është shumë e madhe.

Këtë mundësi më së miri duket se e ka shfrytëzuar Leonard Mulaku, i cili vjen nga Vushtrria, duke u zgjedhur “kancelari” më i ri praktikant, në Gjermani.

Ai është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares Angela Merkel, transmeton Albinfo.ch.

Në rrjetet sociale, ai ka ndarë disa fotografi me liderë të ndryshëm gjermanë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel.

(Kosova Sot Online)