Lexoni edhe:
Karta e liberalizimit të vizave letër e djegur nga politikanët gënjeshtar të Kosovës dhe burokratët e BE-së
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Në këtë vendim rreziku është rritur dukshëm ka mundësi te stërzgjatjes se procesit zgjedhor nga protestat etj. Dhe, ka mundësi që edhe qeveria të ketë vështirësi në ndërtim, nëse ndalohen kandidatët për tu paraqitur dhe edhe si ministra, zëvendësministra a këshilltar, në pozitat politike në qeveri. Po del kështu problemi për deputet dhe për qeveri. Të dyja këto e dobësojnë pozitën e skenës politike dhe partitë do të kundërshtojnë. Nuk mendoj se KQZ do ti lejon te kandidojnë. Nuk besoj se atëherë edhe në qeveri lejohen!? Këtu është rreziku u konflikteve.
-Se si do të zhvillohet situata në të ardhmen është shumë rëndë të përcaktohet dhe të dihet. Kjo për faktin se nuk dihet ende se çka do të bëjë KQZ-ja në Kosovë. Po nëse KQZ e ndalon kandidatin në bazë të vendimit priten tensionime dhe zhvillime të rrezikshme në vend. Tash është e qartë se Gjykata Kushtetuese ka gabuar rëndë me vendimin e nxjerrë. Së pari, pse futet në interpretim të normave të qarta kushtetuese të cilat nuk interpretohet, sepse janë të qarta. Këtu është fjala për nenin 70 të Kushtetutës mbi ndalimin e të dënuarve me kusht, pa qenë ndaluar me norma, përveç të atyre të dënuar në formën e prerë me një a më shumë vjet burgim. Sanksioni kushtetues është i qartë.
Nuk ka nevojë të kemi ndalesa për veprime politike dhe kandidim si deputet në Kuvend nga gjykata që ka dhënë dënimin. Pse? Sepse në Kushtetutë nuk kërkohet fare ky vendim gjyqësor. Vetë fakti i të dënuarit në burg nga 1 e më shumë vite mjafton për ndalesë. Së dyti, Gjykata Kushtetuese, shkelë vetë normat kushtetuese dhe shndërrohet në organ politik. Këtu qëndron rreziku i këtij vendimi dhe i takon organeve kompetente që të fillojnë procedurën për spastrimin e kësaj gjykate dhe të tërë sistemit juridik. nga elementët partiak, korruptiv etj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".