Klinikat interne në QKUK të cilat shërbyen për pacientët me COVID-19, i kthehen normalitetit

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 15:27
Klinikat interne në QKUK të cilat shërbyen për pacientët me COVID-19, i kthehen normalitetit

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se klinikat interne të cilat kanë shërbyer për trajtimin e pacientëve me COVID-19, i janë kthyer normalitetit.

Sipas tyre, se shpejti ato do t’i kthehen punës normale në hapësirat e tyre.

“Në këto hapësira është bërë  pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes”, është thënë nga SHSKUK.

Njoftimi i plotë:

 Klinikat interne që shërbyen për COVID, i kthehen normalitetit

 Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë,  Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në  hapësirat e tyre, pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan  për trajtim të rasteve me COVID-19,  e  njohur si Njësia COVID/3.

Në këto hapësira është bërë  pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i air-ndotjes.

(Kosova Sot Online)