Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 15:19
Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 4 persona si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 279 raste të reja të infektuara.

Viktima më e re gjatë 24 orëve të fundit është një 53 vjeçar nga Gjilani.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)