Australia do të tërhiqet nga një vaksinë kundër Covid-19 nuk gjeneron imunitet të tufës

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 14:50
Australia do të tërhiqet nga një vaksinë kundër Covid-19 nuk gjeneron imunitet të tufës

Australia mund të ndalojë administrimin e vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit, në programin kombëtar të imunizimit duke filluar nga muaji shkurt, pasi nuk është aq efektive sa të gjenerojë imunitet të tufës.

Kjo është ajo që pohon Shoqata Australiane dhe e Zelandës së Re për Imunologjinë, duke vërejtur se faza 3 e vaksinës, guri themeltar i strategjisë së vaksinimit në Australi, tregon një efikasitet prej vetëm 62%.

Ky lajm vjen ndërsa Agjencia Europiane e Barnave po shqyrton kërkesën për aprovimin e saj. Vendimi pritet brenda 29 janarit pas verifikimit të efektshmërisë dhe sigurisë.

Vaksina e Oksford dhe AstraZeneca është aprovuar për përdorim nga disa shtete të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, Indinë dhe Argjentinën.

(Kosova Sot Online)