
Lexoni edhe:
Mini Jugosllavia e Aleksandër Vuçiqit, Mini-Shengeni, obligim i mbrapsht ndërkombëtar që na e solli LDK-ja dhe Avdullah Hoti
Shkruan: Drizan Shala
Me ndryshimin e administratës se SHBA-se në njërën anën dhe përfundimit të karrierës politike të Kancelares Gjermane procesi i dialogut do të ndryshojë por që nuk shoh ndonjë zgjidhje të raporteve Kosove-Serbi edhe për një periudhë 3/4 vite të ardhshme sepse Presidenti i ri SHBA-së në mandatin e parë do ketë fokus zhvillimet dhe “luftën” ekonomike politike me Kinën dhe Rusine në njërën anë dhe krijimin e një stabiliteti politik të brendshëm në Amerikë ndërsa Evropa do të ndryshojë bazuar në krizën që është duke kaluar qoftë në aspektin politike ku shtetet anëtare të BE-së kanë filluar të shohin me skepticizëm ekzistencën e Unionit si dhe kriza ekonomike që ka kapluar këto shtete si shkaktar i vitit 2020 i shkaktuar nga Covid 19.
-Qeveria e cila pritet të dal nga zgjedhjet e 14 shkurti do të ballafaqohet më dy fronte në aspektin e menaxhimit të situatës të cilën e ka prodhuar pandemia Covid 19 si dhe polarizimin e shoqërisë Kosovare nga partitë politike që nga zgjedhjet e 6 tetorit të 2020. Qeveria e ardhshme e cila pritet sipas gjitha gjasave të formohet nga partia e dytë e dal nga këto zgjedhje bazuar në vendimin e gjykatës kushtetuese e cila hap rrugë për të jetësuar formimin e qeverisë.
Pra bazuar në gjendjen faktike të një “krize” të brendshme politike unë vlerësojë që dialogu do të jetë jashtëzakonisht i vështir nëse nuk do të ketë harmonizim dhe krijim të një Ekipi të Unitetit i cili mund të vazhdojë kapitullin e fundit të shtet ndërtimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare që është njohja reciproke në mese të dy shteteve ( Kosove-Serbi ). Procesi i dialogut në dy vitet e fundit ka pasur një përshpejtim të shpejt por që rezultuan vetëm më disa marrëveshje teknike të cilat në terren shumë pak janë vërejtur
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".