“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook”, Gani Geci thotë se kështu e ka kuptuar se po tentojnë ta vrasin

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 13:05
“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook”, Gani Geci thotë se kështu e ka kuptuar se po tentojnë ta vrasin

Anëtari i LDK-së, Gani Geci thotë se së fundmi e ka marrë një kërcënim për vrasje.

Geci thotë se mund të angazhojnë vrasës me pagesë për ta vrarë.

“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook. E kam pyetur a je i gatshëm këtë me thënë në Polici. Ai ka dhënë deklaratën në Polici dhe tash është nën hetime. Mund të gjejnë vrasës me pagesë. Por unë se kam ndërmen të ndalem”, tha Geci.

Ai ka thënë se nuk ka kërkuar mbrojtje nga Policia.

“Nuk kam kërkuar mbrojtje, policia duhet ta vlerësojnë vet, unë nuk frikësohem prej vdekjes. Dhjetëra herë kanë tentua dhe unë jam gjallë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)