Përdhunohet nga i ati në moshën 6-vjeçare katër herë në ditë, abortoi kur bëri 11 vjeç,ndërsa lindi në moshë 13 vjeçare

  • G.G /
  • 14 January 2021 - 15:48
Përdhunohet nga i ati në moshën 6-vjeçare katër herë në ditë, abortoi kur bëri 11 vjeç,ndërsa lindi në moshë 13 vjeçare

U përdhunua nga i ati qysh kur ishte 6 vjeçe. Pësoi abuzime deri katër herë në ditë, dhe mbeti shtatzënë dy herë, në fillim 11 vjeçe dhe për herë të dytë kur ishte 13.

Tashmë që ka mbushur 18 vjeçe, ka vendosur që të dalë hapur dhe të tregojë historinë e saj dramatike të dhunës.

Shannon Clifton, ka dhënë një intervistë për mediat britanike duke treguar me detaje gjithë sa ka kaluar, qysh nga hera e parë kur u përdhunua në dyshemenë e shtëpisë, kur ishte vetëm 6 vjeçe. Gjithçka nisi pas divorcit të prindërve.

Vajza angleze nga Derby, donte të jetonte me të atin, por ai u shndërrua krejt papritur i dhunshëm.

“Doja të rrija me të, kështu që shkova për të jetuar në shtëpinë e tij. Krejt papritur u bë i dhunshëm dhe jo vetëm sa i takon jetës seksuale. Më qëlloi me çekiç, me grushte, madje më digjte edhe me hekur hekurosjeje”, tregon e reja.

Në moshën 11-vjeçare zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e babait të saj, por i ati Shane Ray Clifton, e rrahu deri sa e detyroi që të abortojë.

Dy vite pas shtatzënisë së parë ngeli sërish shtatzënë, por tentativat e të atit për ta detyruar të abortonte, dështuan, vajza shkoi deri në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Isjte një infermiere që punonte në shkollën që frekuentonte e mitura, ajo që e shpëtoi nga makthi. Ajo kuptoi se Shannon ishte shtatzënë dhe kushti insistoi që ti bënte testin.

E mitura i tregoi të atit dhe ai u arratis bashkë me vajzën, por policia i gjeti vetëm një javë më vonë. Shannon solli në jetë një djalë.

Teksa burri u arrestua nga policia, foshnja u dha në birësim. Ndërkojë vajza, e cila tashmë është në moshë madhore, ka vendosur që të dalë hapur dhje të tregojë historinë e saj.

“Shkatërrova jetën time, për vite me radhë kam jetuar mes dhimbjes dhe tmerrit. E urrej, por në të njëjtën kohë nuk mund ta harrojë, pasi ishte i vetmi person tek i cili unë jam mbështetur gjatë gjithë fëmijërisë sime. Më thoshte se ishte normale dhe se të gjithë baballarët i bënin këto gjëra me vajzat e tyre dhe se ky ishte sekreti i tyre i vogël”, tregon Shannon.

Ajo shton më tej se ndihej e shkatërruar dhe se në moshën 16-vjeçare tentoi vetëvrasjen, por se gradualisht nisi të rimëkëmbet, në sajë të familjes së saj që e mori në kujdestari.

Shannon nuk do që drama që ka jetuar të mbetet një kujtim, kështu që ka vendosur që të ndihmë viktimat e tjera të abuzimeve në familje, duke shpresuar se historia e saj të shërbejë si shtysë për të dalë nga situata ku ndodhen.

(Kosova Sot Online)