Sfarqa: S’e përjashtuam Vjosën, vetëm e shkarkuam

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 18:03
Sfarqa: S’e përjashtuam Vjosën, vetëm e shkarkuam

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muharrem Sfarqa ka thënë se LDK’ja nuk e ka përjashtuar Vjosa Osmanin nga partia. Sipas tij LDK’ja, Osmanin e ka larguar vetëm nga pozita e nënkryetares në parti.

“Është e çuditshme që ka pasur sqarime nga LDK’ja, që Vjosa Osmani. Ajo është hequr vetëm nga funksioni i nënkryetares dhe kjo ka shërbyer si pretekst që ajo ta vazhdojë fushatën e saj për krijimin e një identiteti të ri, fushatë e cila ka qenë jo e kujdesshme edhe në raport me LDK’në dhe shpresoj që qytetarët duhet ta dinë që LDK’ ka pasur një kandidate që i ka respektuar vlerat e partisë, dhe tani ka përfunduar në një parti të majtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklaratat e Osmanit kundër LDK’së janë në kundërshtim me tërë aktivitetin e saj paraprak.

“Vlerat e LDK’së janë universale dhe janë pasuri kombëtare, nacionale, shtetërore dhe tani të akuzosh LDK’në që i ka mbetur vetëm logoja dhe të kalojë në një logo tjetër është në kundërshtim me tërë aktivitetin e saj politik paraprak”, ka deklaruar më tutje ai. 

(Kosova Sot Online)