Daut Haradinaj në përvjetorin e masakrës së Reçakut: Pesha e dhimbjes krenare ende në mesin tonë

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 11:40
Daut Haradinaj në përvjetorin e masakrës së Reçakut: Pesha e dhimbjes krenare ende në mesin tonë

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 22-vjetorin e saj.

Ai tha se edhe 22 vite pas masakrës, pesha e dhimbjes krenare është në mesin tonë.

“Edhe pas 22 vitesh, pesha e dhimbjes krenare është në mesin tonë! Reçaku dhe shumë vende të tjera nëpër Kosovë, u goditën nga barbaria serbo-jugosllave, por bota demokratike më në fund e kuptoi të vërtetën dhe ndërhyri mbi ushtrinë famëkeqe. Sot e përgjithmonë do të ndjehem krenar me UÇK-në dhe me NATO-n, në krye me ShBA-të! Drejtësia do të triumfojë herët a vonë!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3527589920627444

(Kosova Sot Online)