PDK e merr në parti edhe një profesor tjetër

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 20:43
PDK e merr në parti edhe një profesor tjetër

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zyrtarizuar aderimin e Arben Dautajt, ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, në partinë e tij.

Hoxhaj, përmes ‘Facebook’-ut, ka thënë se Dautaj tashmë është pjesë e programit ‘Rimëkëmbje’, teksa ka përmendur edhe aktivitetin e tij shoqëror.

Njoftimi i plotë:

Programit të rimëkëmbjes iu bashkua edhe Arben Dautaj, ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York.

I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë!

Arbeni, si një biznesmes i suksesshëm, me dijen dhe përvojën e tij, do të jetë pjesë e programit tonë. Si forca më serioze politike në vend, dyert i mbajmë gjithnjë hapur për profesionistë të fushave të ndryshme. Mirë se na vjen Arben Dautaj. #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër 


(Kosova Sot Online)