Hamiti: E gjithë kjo pritshmëri e madhe për VV’në do t’i dëshpërojë njerëzit

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 21:45
Hamiti: E gjithë kjo pritshmëri e madhe për VV’në do t’i dëshpërojë njerëzit

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, i ka vlerësuar, siç i quan ai, pritshmëritë e mëdha të qytetarëve ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, si të rrezikshme.

Kjo, sipas tij, sepse mund të çojë në dëshpërim, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve. Hamiti këto deklarime i ka bërë  teksa ka pasur komente edhe për liderin e partisë opozitare.

“Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet, por jo me rezultatin që presin. Ata po e ndjellin fitoren. Pritshmëria kaq e madhe do t’i dëshpërojë njerëzit. Do të paguhet një çmim për indoktrinimin që po bën VV’ja. E kanë një njeri (Albin Kurti), sipas të cilit sillet krejt bota rreth tij”, ka deklaruar ai.

Tutje, ish-ambasadori kosovar në Britani të Madhe ka thënë edhe se LDK’ja është “formacioni më demokratik në vend”.

Sipas tij, LDK’ja do ta ndalojë regjimin diktatorial në vend. 

(Kosova Sot Online)