Defekt në gypin e furnizimit të ujit në Gjakovë për shkak të reshjeve të shiut, disa fshatra mbesin pa ujë

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 10:37
 Defekt në gypin e furnizimit të ujit në Gjakovë për shkak të reshjeve të shiut, disa fshatra mbesin pa ujë

“KRU” Gjakova ka njoftuar se në disa fshatra të kësaj komunë, për shkak të një defekti që ka ndodhur në gypin kryesor në Xërxe.

Ky defekt ka ardhur si pasojë e lëvizjes së dheut nga të reshurat e fundit si dhe vjetërsisë së gypit.

“Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë, Bratotin, Vranjak, si dhe një pjes e fshatit Dobidol.

Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që konsumatorëve të ju rikthehet sa më shpejtë furnizimi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)