Sulmohet vozitësi i ndihmës së shpejt derisa e zbriste një pacient nga autoambulanca në Infektivë

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 12:14
Sulmohet vozitësi i ndihmës së shpejt derisa e zbriste një pacient nga autoambulanca në Infektivë

Vozitësi i ndihmës së shpejtë në Mitrovicë është sulmuar deri sa ishte duke e zbritur një pacient nga autoambulanca.

Viktima thotë se u sulmua nga një person i panjohur i cili pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:10.

“Rr. UÇK, Mitrovicë 15.01.2020 – 16:10. Ankuesi mashkull kosovar, vozitës i ndihmës së shpejtë, ka raportuar se deri sa ishte duke e zbritur një pacient nga autoambulanca në repartin e Infektives, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima posedon raport mjekësor ndërsa njësiti policor është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Foto ilustrim.

(Kosova Sot Online)