
Lexoni edhe:
PDK-ja e merr në parti edhe humoristin e Odeonit: Me batutat e tij na i ndreq ditët
Punonjësi i një pompe të derivateve në Gjakovë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku të dyshuarit pasi e kanë sulmuar fizikisht punonjësin e pompës, kanë grabitur 800 euro.
PDK-ja e merr në parti edhe humoristin e Odeonit: Me batutat e tij na i ndreq ditëtLexoni edhe:
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur të cilët i kanë grabitur 800 euro”, ka bërë të ditur Policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon nën hetime nga njësitet policore”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)