Pas vërshimeve, normalizohet cilësia e ujit në fshatrat e Klinës

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 11:27
Pas vërshimeve, normalizohet cilësia e ujit në fshatrat e Klinës

Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ Pejë, ka bërë të ditur se pas reshjeve dhe vërshimeve, nga sot është normalizuar cilësia e ujit të pijes në fshatrat e Kliniës.

Ndërsa, ekipet përgjegjëse të KRU ‘Hidrodrini’ po vazhdojnë monitorimin dhe gjendjen në të gjitha burimet furnizuese.

Njoftimi i plotë:

Pas reshjeve dhe vërshimeve të 11 Janarit, nga sot, është normalizuar cilësia e ujit të pijes, për fshatrat e komunës së Klinës që furnizohen nga burimi i Jarines, (pjesa veriore e Klinës), përfshirë burimet, (Pusi i Kpuzit, Berkovës, Radokes dhe Garabilit të fshatit Sferkë) të cilat kishin trubullira të nivelit të mesëm.

 KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative Klinë, falënderon të gjithë konsumatorët e asaj zone për bashkëpunim dhe respektim të rekomandimeve nga ana e specialistëve tonë.

Ekipet përgjegjëse të KRU ‘Hidrodrini’ po vazhdojnë monitorimin dhe gjendjen në të gjitha burimet furnizuese.

(Kosova Sot Online)