Ramush Haradinaj uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë: Reformat në arsim të rëndësishme

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 11:22
Ramush Haradinaj uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë: Reformat në arsim të rëndësishme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Me këtë rast ai ka thënë se reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë.

Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin.

Urime e qoftë një rinisje e mbarë!

RH

(Kosova Sot Online)